RTV Ora - Brenda ambjentit ku u vra punëtori i kondicionerit

  • 5 years ago
#rtvora

Shkoi për të instaluar një kondicioner por gjeti vdekjen. Kjo është historia tragjike e Indrit Çelajt, djaloshit nga Mallakastra që jetonte dhe punonte në Tiranë. 26 vjeçari u qëllua me plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm.

Policia shpalli në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës 3 katëshe ku ndodhi krimi si dhe arrestoi 4 persona të tjerë, mes tyre dhe pronarin dhe djalin tjetër i cili ka qenë me Indritin për të instaluar kondicionerin.

Si ndodhi vrasja

Mesditën e 22 gushtit 2019, rreth orës 11.00 në Tiranë. 26 vjeçari kishte shkuar për të instaluar kondicionerin në vilën trekatëshe në pronësi të Bujar Kusit në rrugën ?Muhamet Gjollesha?.

Ka pasur konflikt mes Indritit dhe dhe djemve të shtëpisë.

"Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital" informoi policia.

Ne kerkim - RTV Ora informon se vëllezërit e shpallur në kërkim janë Griseldo dhe Albano Bujar Kusi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-vdes-ne-spital-punetori-qe-u-godit-me-plumb-ne-koke

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended