RTV Ora – Bie nga skelat e "Arenës Kombëtare", vdes punëtori
  • 5 years ago
#rtvora
Një 40-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit të stadiumit "Arena Kombëtare" në Tiranë.

Ngjarja u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe më pas u konfirmua edhe nga policia.

Sipas policisë, viktima i identifikuar me inicialet Naim Idrizi aksidentalisht ka rënë nga një lartësi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë paradites, por në orët e mbrëmjes 40-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bie-nga-skelat-e-arenes-kombetare-vdes-40-vjecari
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended