Një muaj pa shtëpinë/ Tërmeti dëmtoi rëndë ndërtimet në lagjen Kombinat

  • 4 years ago
Shtëpia e Rajmondës në një nga pallatet e Kombinatit pësoi dëme të lehta që në shtator, ndërsa lëkundjet e forta të nëntorit e kthyen të pa banueshme banesën.


?O zot, një muaj pa shtëpinë time? muri lëkundet, e këtë e quajnë të banueshme? kam dy fëmijë, vajzën 23 vjeç me aftësi të kufizuara dhe djalin 8 vjeç?, shprehet Rajmonda.

Rajmonda, bashkë me dy fëmijët e saj, në fillim u strehuan në banesë sociale, por së fundmi kanë marr shtëpi me qira me skemën e bonusit. Megjithatë, ende shtëpia e saj nuk është inspektuar nga Instituti i Ndërtimit. Ndaj, ajo ndihet e pasigurt se sa do të zgjas përfitimi i bonusit të qirasë, për sa kohë shtëpia e saj nuk është rrethuar me shirit.

?S?dua të lë gocën me aftësi të kufizuara rrugëve.. thjesht të bëjnë një akt ekspertimi këtë dua, e pastaj e riparoj vetë. Nuk pres gjë nga shteti, se s?rri dot në shtëpi me qira. S?ka ardhur njeri për ta pare?, ka shtuar ajo.

-Si ka mundësi që juve keni përfituar bonus qiraje kur askush s?ka ardhur për të vlerësuar shtëpinë tuaj?

?Këtë dua të di dhe unë. I thashë kryetarit të njësisë administrative nr 6, e më tha e vendos unë. Kujt dua ja jap, kujt dua jo?, tha Rajmonda.

-Çfarë dokumentacionesh dorëzove për bonusin?

?Dokumentat e banesës,certifikatën personale dhe kartën e identiteti?, shtoi ajo.

-Po vërtetimin që shtëpia ju shpallet e pabanueshme nuk ua kërkuan?

?Jo..?, shtoj më tej.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Kombinat#TopChannel

Recommended