E demtoi termeti, asnje nderhyrje ne monumentin kulturor

  • 4 years ago
Blloqet e rënë nga kulla C e mureve fortifikuese në qytetin e Durrësit të ndërtuar në përiudhën e perandorit Bizantin Anastasi 1, e që u shembën nga tërmeti i fortë i 26 Nëntorit, ende qëndrojnë në rrugë.
Dy muaj më pas, arkeologët thonë se këto materiale, pjesë e trashëgimisë tonë kulturore, nuk janë spostuar në mënyrë që të ringrihen dhe nëpërmjet tyre të bëhet restaurimi i kullës.
Disa studio shqiptare e të huaja kanë hyrë në garë për projektin restaurues.
Ky monument është shembur për herë të parë nga tërmeti shkatërrues i vitit 1273. Arkeologët besojnë se gabimi në rindërtim bëri që muri të shembej sërish pas 746 viteve nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Shekuj më parë, kulla, pjesë e fortifikimit bizantin, u ringrit me materiale të antikitetit të vonë dhe periudhës së Mesjetës. Krahas kullës C me një gjerësi 3.6 metra, dëmtime të lehta kanë pësuar edhe kullat A dhe B, pjesë e murit rrethues të Durrësit.

Recommended