Ende asnjë ndërhyrje pas dëmtimeve, kisha 800-vjeçare në Lezhë rrezikon shembjen
  • 5 years ago
Situata në kishën e "Shën Premtes" në Balldre të Lezhës mbetet e njëjtë. 2 javë pas dëmtimit të çatisë nga era e fortë, ende nuk është bërë asnjë ndërhyrje edhe pse u tha se do të merren masa të menjëhershme.

Ky objekti rrezikon shembjen e plotë, ndaj përfaqësuesit e klerit katolik në Balldre apelojnë për ndërhyrje. Motër Vera Agostini thotë se është e pafalshme që mos të merren masa për të shpëtuar këtë objekt mjaft të rëndësishëm kulti.

Kisha e 800 vjeçare e Shën Premtes është e njohur për afresket në brendësi të saj që datojnë që në shekullin e 13, ndaj dhe ndërhyrja shihet si mjaft emergjente për ta mbrojtur këtë objekt të radhë kult
Recommended