Report Tv-Ura e trenit mbi lumin Ishëm rrezikon shembjen, largohen trarët..

  • 6 years ago
Prej vitesh është e dëmtuar, por ura hekurudhore mbi lumin Ishëm, në të cilën kalon treni i linjës Vorë-Shkodër, përbën rrezik shembje. Trarët prej betoni të urës kanë pësuar largim nga njëri tjetri, në një distancë prej 20 cm.

Të pyetur për këtë gjendje në të cilën ndodhet ura, Inxhinier-konstruktorë të ndërtimit të urave jashtë kamerave shprehen se hapësira ndërmjet trareve prej betoni nuk mund të jetë absolutisht më e madhe se 2 centimetra, kjo është hapësira maksimale e tolerueshme.

Ky fenomen i spostimit të trarëve të urës ka vite që ka filluar, por me kalimin e kohës, gjendja teknike e saj është rënduar më shumë. Pavarësisht kësaj situate në të cilën ndodhet ura, akoma nuk është marrë asnjë masë nga Autoriteti Hekurudhor Shqiptar. E vetmja zgjidhje që është dhënë, është ulja e shpejtësisë së trenit deri në 10 km në orë gjatë kalimit mbi të.

Recommended