Jeton në kompleksin 15 katësh që rrezikon shembjen/ Banori: Janë lekë emigracioni! Po na vjedhin
  • 4 years ago
Një banor që jeton në kompleksin 15 katësh në Durrës tregon se përveç shembjes së banesasve të cilat kanë pësuar dëme të pallogaritshme, ata kanë rënë edhe pre e vjedhjeve.

"Jetojmë në katin e nëntë. Deri në katin e 5 duhet të zvarritesh. Janë vjedhur në banesa para, bizhuteri televizor. Janë 285 familje. Edhe ata që janë të paprekur tashmë nuk futen dot. Ai që do më thotë se këtu banohet do ia fal unë shtëpinë të vijë të jetojë ai këtu. Këtu nuk ka asnjë lloj mbëhstetje, as një udhëzim. Janë vënë 500 shiritë. Banorët kanë hedhur me litarë thasët me rroba. Ku janë ndërtuesit. Ku mund të jenë sot e kësaj dite. Mur pa llaç, pa mjet lidhës, pa brez betoni. Tre vite pallat i ndërtuar. Investimi i emigracionit, djersa dhe mundi janë shkatërruar këtu. Vetë ndërtuesit jetojnë në vila", tha banori.
Recommended