Report TV Speciale - Tërmeti dëmtoi Kalanë e Durrësit, synohet restaurimi, pa prishur monumentin!

  • 4 years ago
ulla C e kalasë së Durrësit, e ndërtuar në shekullin V-VI nga perandori Anastas I, gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019 pësoi dëme të mëdha. Pesë muaj pas tërmetit, specialistët e trashëgimisë, përmes mbështetjes së qeverisë suedeze, nisën punën në terren për zhvendosjen e blloqeve që kanë rënë, edhe për të evidentuar shkaqet e këtij dëmi. Këto do të çojnë në hartimin e një plani studimor, e më tej të një projekti, që do të shërbejë për restaurimin e kalasë. Restauratori Pirro Thomo na shpjegon punën parapërgatitore, që janë duke bërë në terren.

?Tërmeti i 26 nëntorit solli dëmtime dhe në monumente. Por, këtu dëmtimi është shumë i madh, jo si në kullat e tjera. Ne akoma nuk kemi bërë projektin, sepse duam që të dimë, se përse erdhi kjo gjë? Masat që po marrim janë për të bërë studimin historik me profesor Gjerak Karaiskaj, që është eksperti më i mirë i kalave, që përcakton dhe fazat e ndryshme të ndërtimit të kalasë. Kemi anën studimore, që përfshin rrethimin e objektit, largimin e blloqeve, dokumentimin e blloqeve që kanë rënë. Heqjen e bimësisë, edhe pastaj do fillojmë studimet gjeologjike, që bashkohen me studimet arkeologjike?, rrëfen ndër të tjera profesor Pirro Thomo.

Recommended