BOOM: Tërmeti u dëmtoi shtëpitë, familja Fejza pa zgjidhje - 10 dhjetor 2019, Pjesa 2

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

BOOM: Tërmeti u dëmtoi shtëpitë, familja Fejza me shumë anëtarë pa zgjidhje

Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora solli rastin e një familje në Zall Bastar të dëmtuar nga tërmeti.

Bëhet fjalë për familjen Fejza e cila përbëhet nga katër anëtarë. Denoncuesi është Besnik Fejza, njëri prej djemve të familjes.

Ashtu si shumë banesa të tjera edhe banesat e familjes Fejza janë dëmtuar nga tërmeti. Dëmet e shkaktuara prej tij janë të mëdha dhe si pasojë banesat janë të pabanueshme. Për këtë arsye Besniku së bashku më bashkëshorten dhe fëmijët, aktualisht jetojnë brenda godinës së Egi Centër, pranë Unazes së Re.

Babai i tij, Aqif Fejza, bashkë me dy djemtë e tjerë vazhdojnë ende të jetojnë në banesat e dëntuara. Njëri nga djemtë nga frika ka marrë banesë më qera.

Besniku është banor i njësisë administrative Zall Bastar dhe së bashku me babanë dhe vëllezërit e tjerë jetojnë në dy banesa përbri njëra-tjetrës.

Së bashku me bashkëshorten e tij, ata tregojnë se banesat kanë pësuar dëmë të forta që në tërmetin e parë të shtatorit. Ndërsa tërmeti i 26-të nëntorit i bëri ato të pabanueshme.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/boom-termeti-u-demtoi-shtepite-familja-fejza-me-shume-anetare-pa-zgjidhje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended