Ora News - Balliu: Duhet gjendje e jashtëzakonshme politike, opozita në aksion të fuqishëm

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit, por ish-deputeti i PD, Klevis Balliu propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme politike. I ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora, Balliu tha se kjo është e domosdoshme, sepse po luhet me fatet e vendit.

Klevis Balliu: Ky ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në fakt duhet të ishte shpallur që në 2013 kur ky njeri mori pushtetin. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm, ata që e kanë votuar nuk është se nuk e kanë njohur. 13 vjet kryetar bashkia 1800 leje ndërtimi. Unë i bëj thirrje dhe kolegëve të mi, demokratëve kudo që janë. Duhet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme politike. Është e domosdoshme, sepse këtu po luhet me fatet e vendit. Vendi po rrëshqet nga interesat kombëtare, nuk bëjmë dot një takim në Evropë dhe bëjmë 10 takime me Erdoganin. Nuk bëjmë dot një takim me Kosovën dhe bëjmë 10 takime me Vuçiç.

Foli për aksion të fuqishëm dhe të pandërprerë, ndërsa thirrjen e kishte për të gjithë kolegët e opozitës dhe elektoratin demokrat.

Klevis Balliu: Një aksion i ndërmarrë, unë i bëj thirrje elektoratit të PD, opozitës, kolegeve të mi duhet ndërmarrë një aksion i drejtpërdrejtë, i fuqishëm, që nuk ndalon asnjë sekondë, sepse këtu po luhet fati i vendit jo sot për sot, por sot dhe 100 vjet të tjera.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/balliu-apel-demokrateve-duhet-gjendje-e-jashtezakonshme-politike-opozita-ne-aksion-te-fuqishem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended