Të mërkurën Kuvendi nis debatin për konfirmimin e gjendjes së jashtëzakonshme
  • 3 years ago
Të mërkurën Kuvendi do të nis debatin për konfirmimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryetari i Kuvendit ka vendosur në rend dite 5 vendimet e Qeverisë dhe të presidentit të cilat ishin në fuqi nga 18 marsi deri më 15 qershor. Gjendjet e jashtëzakonshme ishin shpallur me qëllim që qeveria të mund të miratoj vendime me fuqi ligjore për tu përballur me pandeminë. Miratimi i tyre bëhet me 2-3 e votave, por shumica parlamentare nuk e dinë nëse kanë siguruar 80 votat e nevojshme.
Recommended