Covid-19, Presheva ne gjendje te jashtezakonshme | Lajme-News
  • 4 years ago
Koronavirusi po përhapet me ritme të shpejta edhe të shqiptarët e Luginës së Preshevës. Situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të mungesës së spitaleve, ndaj autoritetet vendore atje kërkojnë ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës për përballimin e situatës.

Lugina e Preshevës është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit korona. Këtu kishte pak raste pozitive në COVID-19, por tani i gjithë jugu I Serbisë është përfshirë nga panedmia dhe ka arritur edhe tek shqiptarët. Rastet pozitive në numër janë ende të vogla, por shtrirja e virusit e shpejtë. Autoritetet lokale thonë se masat janë marrë, por ftojnë qytetarët të kenë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet.

Në tërë Serbin numri ka shkuar në rreth 23 mijë raste dhe mbi 520 të vdekur. Për shqiptarët gjendja është e rënd për arsye se në asnjë zonë ku ata jetojnë nuk ka spital. Një qendër rehabilitimi në Bujanoc është kthyer në spital të përkohshëm. Politikanët shqiptarë thonë se u duhet ndihmë financiare pasi efektet e virusit do të ndjehen gjatë këtu. Ata kërkojnë reagimin e Shqipërisë pas Kosovës dhe një fond shqiptarë për Luginën.

Një nga efektet kryesore për shqiptarët në Serbi që COVID-19 do të bëjë, padyshim është aspekti ekonomik pasi shumë aktivitete varen nga kthimi i diasporës dhe biznezet sezonale që tani janë të mbyllura.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended