Top News - Pendarovski shpall gjendje të re të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19
  • 4 years ago
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njoftoi se ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së re të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit, që do të zgjasë tetë ditë duke filluar nga sot.

?Mora një vendim të ri për të përcaktuar ekzistencën e një gjendjeje të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit. Vendimi është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas propozimit të paraqitur nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori i vitit 2020?, shkroi presidenti Pendarovski në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Në njoftim, Pendarovski thotë se ?partitë politike kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020?.

?Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ka për qëllim të bëjë të mundur përgatitjen pa pengesa të zgjedhjeve dhe veçanërisht zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në mes të një pandemie të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjendja e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej tetë ditësh do të lejojë që procesi zgjedhor të vazhdojë i pandërprerë?, theksoi Pendarovski.

Siç thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit, pas marrëveshjes së arritur politike, është e nevojshme që institucionet të ndërmarrin të gjitha veprimet në kohë sipas kompetencave të tyre, në mënyrë që të bëhen përgatitje cilësore dhe të plota për procesin zgjedhor.

?Pres që ditët e gjendjes së jashtëzakonshme të përdoren vetëm për t?u miratuar vendimet dhe protokollet e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, me theks në masat e mbrojtjes së shëndetit publik?, tha Pendarovski.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#StevoPendarovski#Macedonia#TopChannel
Recommended