Wake Up/ Venat varikoze, 40% e shqiptarëve vuajnë pasojat. Mjeku Bledar Hodo: Si t'i kurojmë

  • 4 years ago
Shpesh femrat e shohin si një problem estetik, por në fakt ato mund të ndikojnë dhe në shumë probleme serioze në shëndet. E kemi fjalën për venat varikoze, apo si njihen ndryshe variçet të cilat në fakt prekin një pjesë të konsiderueshme të popullatës shqiptare deri në 40% sipas raportimeve të mjekëve , duke përfshirë femra dhe meshkuj të grupmoshave të ndryshme. Por ky është një problem në mbarë botën. Sipas Chicago Vein Institute më shumë se 40 milionë amerikanë vuajnë nga këto të fundit. Më shumë se 48% e njerëzve në moshën e mesme vuajnë nga venat varikoze. Lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje janë disa nga simptomat më të lehta që mund të shfaqen në organizëm por komplikacionet nga venat varikoze mund të jenë edhe më të mëdha që arrijnë deri në mpiksjen e gjakut. Nëse dikur njerëzit mjaftoheshin t'i trajtonin ato me kura popullore sot shëndetësia ka përparuar me metoda shumë bashkëkohore të cilat janë efikase në parandalimin e sëmundjeve që derivojnë nga variçet, por nga ana tjetër i japin zgjidhje edhe shqetësime që kanë pacientët për pamjet estetike. Një nga metodat është ajo me radiofrekuencë. Për problematikën që shfaqin venat varikoze dhe cilat janë mënyrat për t'i trajtuar dhe parandaluar do të flasim me mjekun

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended