Wake Up/ Pas Kinës, kufizime tregtare edhe me Italinë, pasojat e koronavirusit
  • 4 years ago
Biznesi në Shqipëri ka nisur të ndjejë pasojat e virusit që ka shkaktuar panik në gjithë botën dhe ka tronditur bursat globale. Ndikimi po vjen nëpërmjet dy prej shteteve më të prekura, Italisë dhe Kinës. Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, me 33% të volumit tregtar, ku efekti më i lartë mund të jetë tek eksportet, ndërsa Kina është partneri i tretë tregtar i vendit, sa u përket importeve. Të lidhur shumë ngushtë me Italinë, biznesmenët shqiptarë po kufizohen në marrëdhëniet e tyre tregtare. Si ndikon e gjitha kjo? A ka një panik të shtuar që, në fakt, është më i dëmshëm për ekonominë sesa vetë koronavirusi?Shqipëria ka lidhje të fortë tregtare me Italinë, sidomos sa u përket eksporteve. Sipas INSTAT, drejt Italisë shkojnë 48% e totalit të eksporteve në 2019-n, ku peshën kryesore se zënë tekstilet e këpucët, (rreth 60% e totalit), e më pas ?Materiale ndërtimi dhe metale?, ?Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi?. Italia renditet dhe si partneri i parë për importet me 25% të totalit të blerjeve që bëjmë nga gjithë vendet e botës. Tregtia me Kinën zuri 6,9 për qind të volumit tregtar gjatë vitit 2019, duke u zgjeruar në raport me një vit më parë me 0.7 për qind. Tregtia dominohet nga importet, të cilat vitin e kaluar ishin 9.6 herë më të larta se eksportet. Sipas të dhënave të INSTAT, tregtia me Kinën gjatë vitit të kaluar u zgjerua kryesisht në drejtim të importeve, të cilat shënuan një vlerë prej 59,7 miliardë lekësh (458,4 mln euro) me një rritje me 11% në raport me vitin 2018.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended