Wake Up/ Mjeku Erion Dasho: Ne jemi në fillim të pandemisë, nuk jemi as në mes dhe as në fund

  • 4 years ago
OBSH para pak ditësh, pranoi dhe lavdëroi modelin suedez duke ju bërë thirrje kombeve që të ndjekin rrugën e saj. Mjeku shqiptar Erion Dasho, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt thotë se: "Unë i përkas ekspertëve që mendojnë se përgjegjësia ndaj këtij virusi duhet të jetë individuale, pra ajo që ne e quajmë përafrimi me modelin suedez. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të zbatojmë atë që bëri Suedia, sepse jemi krejt të ndryshëm si shoqëri, jemi të ndryshme në shumë aspekte ndoshta dhe gjenetikisht. Ama strategjia që përdori Suedia mendoj se është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Është ai përafrim që po bën tani qeveria e Shqipërisë duke i thënë qytetarit që ti je përgjegjës për shëndetin tënd. Shteti merr masat që i takon të marrë por mbyllja nuk mund të vazhdojë gjatë. Në këto lloj kushtesh ne duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me virusin dhe kjo bashkëjetesë nënkupton që gjithkush duhet të marrë përgjegjësi personale". Por në ccfarë faze jemi tani përsa i përket epidemisë, doktor Erion Dasho mendon se ne jemi në fillimin e pandemisë. "Ka një keqkuptim shumë i madh. Ne nuk jemi as në mes dhe as në fund të pandemisë. Ne jemi akoma në fillim të pandemisë. Pasojë e masave që u morën në Shqipëri nuk pati transmetim të virusit. Suedia po që mund të jetë në mesin e pandemisë, e cila ka ndjekur një politikë të hapur, ka lejuar popullatën të ekspozohet ndaj virusit dhe ka fituar imunitet grupi një pjesë e madhe e popullatës. Nëse 50% deri 60% e popullatës nuk fiton imunitet grupi ti nuk je në fund të pandemisë. Pra kur të bëhen testet serologjike në popullatë dhe të vërtetohet se 30%-40% e popullatës e ka kaluar virusin po mund të themi se jemi në mesin e pandemisë. Nëse rezulton se janë mbi 60% e popullatës që është prekur mund të themi se jemi në fundin e pandemisë. Ndaj interesi është shumë i madh të dihet se sa përqind e popullatës e ka kaluar apo jo virusin KOVID-19 dhe kjo bëhet përmes testeve serologjioke dhe sa përqind e popullatës shqiptare është e mbrojtur apo jo"

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended