Vasili: Rama bënte epidemiologun, thoshte maskat janë kot, jemi më keq se në pikun e pandemisë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



I ftuar në Ora News, nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se tani kemi një situatë të përmbysur, pasi kemi shifra shumë të më të larta se ato në pikun e pandemisë.

Ai u shpreh se qeveria gaboi në strategjinë e saj kundër Covid-19 dhe se kryeministri Rama bënte epidemiologun duke thënë se maskat janë kot.

Petrit Vasili: Ne kemi një situatë të përmbysur, pasi kemi shifra shumë të më të larta se ato në pikun e pandemisë. Kemi një skaner krejtësisht të ri, i cili është zgjatja e një situatë të menaxhuar jo drejt dhe të politizuar në ekstrem. Qeveriset për të brohoritur fitore.

Qeveria gaboi në mos bërjen e testimeve. U përqendrua gjithë fluksi në vetëm në një hinkë sikurse ishte 127-ta. Kryeministri bënte epidemiologun. Ishte i vetmi ai që fliste, jepte modele pse nuk duhet bërë testimi, pse nuk duhen vënë maska, biles ka thënë që maskat janë kot.

Sipas Vasilit, Shqipëria ka ndërmarrë vendime të gabuara në lidhja me masat dhe kufizimet drastike.

Petrit Vasili: Sot ne të gjithë jemi të kufizuar. Ne nuk bëmë kufizime drastike, i bëmë të gabuara nga ana profesionale. Qeveria biles mori një veprim shumë të rëndë anti-epidemik duke shembur Teatrin kombëtar me 1500-1700 forca policie, duke grumbulluar shumë njerëz që do të reagonin.

Vasli shtoi se ajo që ishte më e rëndë ishte fakti se nuk u mbrojt personeli mjekësor.

Petrit Vasili: Këtu janë shpikur modele. Janë mbyllur edhe shërbime bazike si farmacitë, kur gjithë Evropa i mbajti shërbimet bazike edhe kur u mbyll. Pa këto shërbime krijoi stres, krijoi mungesë të shërbimeve jetike, krijoi përkeqësim të mjaft sëmundjeve kronike që tani janë masive. Më keq akoma nuk u mbrojt personeli mjekësor. QSUT u shndërrua në një problem të madh. Kanë humbur jetën mjekë që na dhimbsen. Sot situata është kaotike. Është një lloj furtune ku është prishur edhe timoni dhe presim ku do të na shpie era.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vasili-rama-bente-epidemiologun-thoshte-maskat-jane-kot-jemi-me-keq-se-ne-pikun-e-pandemise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended