Wake Up/ Mos bëni hile në punë! Shkenca e vërtetoi se në fund nuk do të arrini asgjë...

  • 3 years ago
Pyetja që shpesh ia bëjmë vetes: ?A i ndihmon hilja njerëzit që të arrijnë majën dhe të kenë sukses??; tashmë ka marrë shkencërisht përgjigje. Pas një studimi që zgjati më shumë se një dekadë, hulumtuesit besojnë se më në fund e kanë përgjigjen: Kolegët e këqij nuk kanë më shumë gjasa të arrijnë pozicione më të mira në punë sesa ata që janë njerëz të mirë. ?Njerëzit që duan të fitojnë diçka në mënyrë të padrejtë, egoistë, ngacmues, nuk arrijnë më shumë sesa njerëzit e këndshëm, bujarë dhe të kujdesshëm?, thotë Cameron Anderson, pedagog në Universitetin Bërkli të Kalifornisë, një nga autorët e studimit.
Anderson dhe kolegët e tij menduan të hulumtojnë për këtë çështje pasi mbaruan një studim për njerëzit agresivë, egoistë dhe manipulues që krijojnë mjedis toksik pune dhe dëmtojnë bizneset.
Për të zbuluar nëse njerëzit e këqij kishin më shumë sukses në punë, studiuesit ftuan 671 studentë amerikanë për të bërë teste të personalitetit midis viteve 1999 dhe 2008.
Anderson më pas u kthye te vullnetarët, mesatarisht rreth 14 vjet më vonë, kur shumica ishin në karrierë. Ai u bëri teste në vendin e tyre të punës për pozicionin që ata kishin dhe sa kishin arritur. Studimi tregoi se njerëzit e mirë arritën pozicione po aq sa njerëzit e këqij, pavarësisht nga organizata në të cilën punonin.

Si të mbrohemi në një mjedis toksik pune, sipas Business Insider:

- Përgatituni të mbroni veten
Në një zyrë ideale, nuk duhet ta mendoni çdo ditë si një betejë të mundshme që mund të shpërthejë nga momenti në moment. Sidoqoftë, në një ambient toksik, me siguri do t?ju duhet të merrni masa më drastike për të mbrojtur interesat tuaja. Në një mjedis të dëmshëm pune, ku të gjithë trajtojnë mizorisht njëri-tjetrin, ke dy mundësi: ose të fshihesh në një qoshe, ose të shkosh në luftë. Mos bëni kompromis me parimet tuaja dhe mos u bëni po aq i vrazhdë sa kolegët tuaj. Sipas Sutton, do të bëni mirë të përgatiteni për të luftuar.
- Shmangni grindjet sa më shumë që të jetë e mundur
Tjetër gjë është të përgatitesh për luftë dhe një tjetër është ta kërkosh luftën vet. Më e mira do të ishte shmangia e grindjeve nëse mundni. Piketoni cilët njerëz janë më të vështirët për t?u trajtuar dhe nëse janë në qarkullim, shmangni bisedat e drejtpërdrejta me ta. Disa punonjës duket se kanë zhvilluar një ?sistem paralajmërimi? për të përballuar karakterin e eprorëve të tyre. Para se të shkojnë në punë, ata për shembull telefonojnë sekretaren e shefit për të pyetur paraprakisht për gjendjen e tij shpirtërore. Nëse ai ishte në humor të keq, thjesht e shmangnin.
- Mundohuni të bëni miq
Mund të duket e vështirë të bëni miq në punë kur të gjithë kolegët tuaj ju duken të tmerrshëm. Por të kesh aleatë në një situatë të vështirë mund t?ju ndihmojë vërtet për të përmirësuar gjendjen.
- Mundohuni të mos bëheni mish për top
Nëse punoni në një zyrë me të vërtetë të keqe, është më mirë të planifikoni një strategji shpëtimi. Përndryshe rrezikoni të bëheni mish për top. Një nga paralajmërimet për këtë rast ë...

Recommended