Gjysma e shqiptareve nuk shkojne te mjeku dhe dentisti

  • 6 years ago
Rreth 40% e  shqiptarëve nuk paraqiten tek mjeku, ndërsa gjysma e popullsisë nuk shkon fare te dentisti. Të dhënat e bëra publike nga anketa e Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian e rendisin vendin tonë të parin në rajon për  numrin e lartë të njerezve që nuk tregojnë kujdes për shëndetin e tyre.

"Për hir të së vërtetës, kultura e shërbimit dentar lënë shumë për të dëshiruar, dhe faktrori kryesor është ai social-ekonomik. Ata që kanë mundësi bëjnë kontroll periodik, ndërsa ata me probleme sociale lejnë shumë për të dëshiruar", stomatologu thotë Hydajet Ponari.

Sipas bluzave të nbardha, të sëmurët kronikë janë ata që paraqiten më shpesh tek mjeku i familjes.

"Grupmosha 45-80 vjeçare është grupmosha që paraqitet që rrisqet janë më të shumta dhe paraqiten të sëmurët kronikë që vijnë disa herë në muaj për shqetësimet si hipertensioni, kardiak, azma bronkiake, dhe diabeti", shprehet mjekja Jonida Diko.

Në anketën e Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian, vendi ynë ka në një difrencë të lartë të interesimit të shqiptarëve për kujdesin shëndetësor.

E nëse në Maqedoni dhe Mal të Zi rreth 25 e të pyeturve kanë kursyer për të shkuar tek mjeku, ne vendin tonë kjo shifër është dyfish më e lartë. Megjithatë, bluzat e bardha rekomandojnë një kontroll periodik në mënyrë që të shmangen komplikacionet si ato orale edhe shëndetësore.

Recommended