Miratohet ligji për mediat online/ Mazhoranca voton draftin me disa ndryshime
  • 4 years ago
Në kultimin e debateve nga grupet e interesit, komisioni parlamentar i ligjeve vetëm me dy vota kundra, miratoi nen për nen duke bërë disa ndryshime në projektligjin që synon dhënien fund të informalitetit tek portalet.


Debate pati në lidhje me nenin 22 ku lihet në dëshirë të portaleve të regjistrohen. Kreu AMA kërkoi specifikime të tjera për këtë nen.

?Duhet fushatë sensibilizuese, ata të cilët nuk regjistrohen me dëshire, të jene organizma të tjerë si QKR apo tatimet të do të merren?, shprehet Vasilika Hysi.

?Ka mekanizma të tjerë që rregullon paligjshmërinë?, tha Klotilda Ferhati.

Ky nen u ndryshua me propozim të deputetit Alket Hyseni duke mos detyruar portalet të regjistrohen, por të jenë subjekt rregullimi nga organet e tjera.

Anëtarët e komisionit u pajtuan me sugjerimin e kreut të AMA Gent Salaj, i cili kërkoi heqjen e juristëve nga këshilli ankesave dhe në përbërje të ketë vetëm gazetar me një eksperiencë 10 vjeçare.

?Nuk na intereson zgjedhja? Duam transparencë përmes një procesi aplikimi?. E pranojmë propozimin për heqjen e juristëve?, shton Klotilda Ferhati.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mediaonline#AMA#TopChannel
Recommended