Balla: Nisma AntiKCK do te miratohet pa ndryshime

  • 4 years ago
?Kush nuk e voton, përjashtohet nga partia?, deklaroi Kryeministri Edi Rama më 25 Nëntor 2019 për ligjin anti-KÇK

Mesa duket, të udhëhequr nga ky kërcënim i Kryeministrit kur prezantoi nismën, socialistët do ta votojnë në Parlament pa i bërë asnjë një ndryshim paketës anti-KÇK që ka nisur zbatimin pasi qeveria e kaloi me akt normativ.

Por demokratët kanë vijuar ta sulmojnë edhe këtë të enjte nismën e qeverisë si propagandën e radhës së qeverisë. Por ata thonë se nuk do ta ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese, siç bëri sipas tyre Rama në opozitë me ligjin Antimafia në 2009.

Demokratët i kërkojnë Kryeministrit që nëse e ka seriozisht këtë luftë të hetojë pasurinë e ish-ministrit të Brendshëm dhe nipit të diktatorit Hoxha që sipas tyre kanë lidhje me të vëllain, Olsi Ramën.

? Apo Edi Rama të urdhërojë hetimin e pasurisë së Saimir Tahirit apo Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit tendera, koncesione dhe pasuri publike?.

Gjithsesi, shumica është e bindur se paketa ligjore që nisi të zbatohet këtë të hënë nga struktura Operacioni i Forcës së Ligjit do të jetë efikas në luftën ndaj krimit të organizuar.

Tv Klan

Recommended