Asambleja e PS, Balla propozon ndryshime të reja: Jo të gjithë punuam me efikasitet

  • 6 years ago
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka hapur punimet e Asamblesë, ku vuri theksin te bashkëqeverisja mes grupit parlamentar, partisë dhe qeverisë për të arritur rezultate pozitive në zgjedhjet e 2019. Balla kritikoi kryetarët e PS në qarqe, ku tha se brenda shkurtit do të zgjidhen të rinjtë, ndërsa iu kërkoi të reflektojnë dhe të përqendrohen te puna, te shërbimi më i mirë në kohë e cilësi, si dhe të bëhen shërbëtorë të qytetarëve.

Me largpamësi, kurajo vullnet për krijimin e reformave që kemi nisur. Me ritëm të lartë përballë çdo kundërshtie. Do të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan, por edhe atyre që nuk na votuan. Nuk kam parasysh vetëm qeverinë, por grupi parlamentar dhe qeverinë. Qeverisja jonë përbëhet nga partia, grupi parlamentar dhe qeveria, por është një proces i vetëm që mund të ketë suksese vetëm nëse këto tre pjesë qeverisin në harmoni. E nisim me gjendjen organizative të qeverisë, dua të them se nuk jemi aty ku duhet me gjendjen e partisë, madje jemi larg pozicionit ku duhet të gjendemi. Kohën e nevojshme e kemi përpara, por nëse dielli duket në mëngjes, edhe shumë ditë i mbeten përpara këtij mandati për të përmbushur misionin.

Recommended