Report TV -Balla: Ristrukturim total i PS! Ndryshime edhe në statut... Meta të zgjohet

  • 4 years ago
TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë, në fokus të së cilës kanë qenë diskutimet për organizim të brendshëm. Mbledhja ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe në fund të saj, ishte kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla i cili zbuloi atë se çfarë është diskutuar, ku vuri theksin në ristrukturim total të partisë, përfaqësim gjinor të barabartë si dhe dha edhe një përgjigje përfundimtare lidhur me pyetjen nëse mazhoranca do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Një nga pikat kyçe është edhe ndryshimi i statutit të partisë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se do të jenë dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni që do të bëjnë statutin e ri të partisë, ku mësohet se do të jetë më i lehtë dhe më pak voluminoz, të cilat do të reflektohen edhe në Kodin Zgjedhor të PS. Balla tha se në Kongresin që do të mbahet me datë 29 shkurt do të përcaktohet edhe axhenda politike e PS dhe nuk është planifikuar zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, duke bërë edhe një batutë që pas kësaj date, do të jetë i qetë që nuk do të pyetet gjithmonë për këtë çështje.

Recommended