Ora News - Balla apelon Presidentin të zgjohet: Zgjedhjet parlamentare në 2021

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, përjashtoi sërish sot mundësinë për zgjedhje të parakohshme.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së PS, në fokus të të cilës ishin çështjet organizative të kësaj partie, pasi së shpejti mblidhet edhe Kongresi, Balla u shpreh: "Në Kongresin e partisë do miratojmë një axhendë të aktivitetit politik të PS. Këtë vit axhenda përmbyllet në 30 qershor 2021, afat që ne parashikojmë të zhvillohen zgjedhjet parlamentare".

Për Bashkitë që kanë mbetur pa krtyebashkiakë, ai apeloi sërish Metën që të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën.

Balla: Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ka. Është vënë në dijeni nga prefektët e qarqeve lidhur me vakancën e krijuar. Presidenti duhet të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën.

I pyetur nga Ora News se çfarë po ndodh me Shkodrën, ku PS ende nuk ka mundur të zgjedhë kryetarin e degës, Balla pati këtë përgjigje:

Balla: Nga strukturat e partisë kemi marrë një sërë kandidaturash që përfaqësojnë denjësisht popullin e nderuar të Shkodrës dhe strukturën tonë të partisë. Jemi duke diskutuar dhe shumë shpejt do të kemi dhe aty një drejtues të PS.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ps-mbledh-kryesine-kongresin-dhe-zgjedhjet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended