Report TV - Të gjitha etapat/ Ja procedura parlamentare për të shkarkuar Presidentin e Republikës
  • 5 years ago
Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe lajmit se Partia Socialiste do të ndërmarrë iniciativën për shkarkimin e tij, shumica e shqiptarëve e mësuan se për shkarkimin e Presidentit të Republikës duhet të votojnë 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pra 94 vota dhe më pas të miratohet edhe nga Gjykata Kushtetuese. Por në fakt procedura e shkarkimit të kreu të shtetit nuk është kaq e thjeshtë, pasi kalon në disa etapa dhe kërkon kohë, ndoshta disa muaj. Sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, neni 112, shkarkimi i Presidentit të Republikës bëhet nëpërmjet disa fazave të cilat duhen respektuar në mënyrë rigoroze derisa në fund të mbërrihet tek votimi për kërkesën e shkarkimit të Presidentit në seancën e Kuvendit.

Etapa e parë, kërkesa
Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit si fillim duhet që të bëhet kërkesa nga ?Jo më pak se një e katërta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mund të propozojë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkaqet e parashikuara në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës. Kërkesa duhet të paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit dhe të përmbajë në mënyrë të motivuar dhe konkrete shkeljen e rëndë të Kushtetutës ose kryerjen e një krimi të rëndë. Me paraqitjen e propozimit, Kryetari i Kuvendit vë menjëherë në dijeni Kuvendin dhe Presidentin e Republikës?.

Etapa e dytë, shqyrtimi nga ?Ligjet?
Pas paraqitjes së kërkesës ajo fillimisht shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor. ?Kryetari i Kuvendit ia përcjell kërkesën dhe dokumentet shoqëruese të saj Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 15 ditëve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mos ngritjen e një komisioni hetimor. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t?u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve?, thuhet në rregullore
Recommended