Report TV -Ekskluzive/ Raporti - Ja 9 akuzat për shkarkimin e Presidentit të Republikës

  • 5 years ago
Ditën e hënë në orën 17:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin e paprecedentë për zhbërjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, dekret që gjithsesi nuk u njoh nga Kuvendi, KQZ dhe ndërkombëtarët. Më konkretisht, ditën e hënë, Kuvendi do të miratojë ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, bazuar në një raport të Komisionit të Ligjeve, i cili u vu në lëvizje nga 55 deputetët. Shqiptarja.com, publikon raportin e Komisionit të Ligjeve, i cili e vlerëson si të ligjshme kërkesën e deputetëve për shkarkimin e kreut të shtetit. Në raport rendin 9 shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe ligjeve nga Ilir Meta, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve. Sipas raportit, Meta ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit, ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit, është sjellë arbitrarisht me pushtetin,ka anuluar arbitrarisht datën e zgjedhjeve, ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira, ka cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur me ligjet si dhe ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t?u zgjedhur.

Në këtë kuadër, përmes raportit, Komisioni i Ligjeve, i kërkon Parlamentit ngritjen e Komisionit Hetimor, i cili do t?i hapë rrugë shkarkimit të Metës me votë në Kuvend. ?Komisioni shqyrtoi bazueshmërinë ligjore të kërkesës së paraqitur dhe çmoi se në aspektin ligjor dhe procedural kërkesa është në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 112 të Rregullores së Kuvendit. Komisioni, vlerësoi se nga pikëpamja substanciale, kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për fillimin e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 90, pika 2 të Kushtetutës, për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljen e rëndë të kryer nga Presidenti i Republikës.

Pjesë e hetimit duhet të jetë dhe shkresa nr. 1956/1prot, datë 22.06.2019 e sekretares së përgjithshme të institucionit të Presidencës. Në përfundim të mbledhjes së datës 26.06.2019, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vendosi miratimin e raportit që do t?i paraqitet Kuvendit, duke propozuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar sipas parashikimeve të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit?, thuhet në raport.

Recommended