Xhaferllari betohet para Presidentit të Republikës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari. Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: ?Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t?i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!? Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.
Recommended