Përleshje te ashpra ne diten e Republikes

  • 5 years ago
Paradë madhështore për 70 vjetorin e Kinës komuniste

Të tilla përleshje të ashpra shpërthyen në Hong Kong ditën e 70 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Qeveria e mbështetur nga Pekini e kishte parashikuar 1 Tetorin, ditë të ceremonive festive. Por manifestuesit anti-Pekin nuk i ndalën protestat e nisura prej marsit që si lajtmotiv kanë kërkesat për respektimin rigoroz të të drejtave të njeriut nga Kina.

Dhuna precipitoi në përdorimin e gazit lotsjellës nga policia teksa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Ndërsa në Pekin, presidenti Xi Jinping drejtoi ceremonitë festive që u karakterizuan nga një paradë madhështore ushtarake në sheshin Tienanmen. Jinping u shfaq para të pranishmëve me një kostum të ngjashëm me atë që mbante ish-udhëheqësi Mao Cedun, i konsideruar si themeluesi i Kinës komuniste. Në fjalimin e tij, Xi Jinping nuk la jashtë vëmendjes edhe Hong Kongun.

?Teksa ne përparojmë, Kina duhet t?i përmbahet ribashkimit paqësor të një vendi me dy sisteme, të ruajë prosperitetin dhe qëndrueshmërinë e rajoneve të veçanta si Hong Kongu dhe Makau. E gjithë popullata kineze duhet të luftojë për të bashkuar sërish atdheun tonë.?

Rreth 15 mijë trupa e qindra makineri ushtarake tokësore e ajrore përfshirë edhe raketat balistike ndërkontinentale parakaluan në sheshin qendror të Pekinit, për të demonstruar para botës madhështinë e ushtrisë kineze.

Tv Klan

Recommended