Top News - Miratohet kodi zgjedhor/ Mazhoranca merr vota nga opozita
  • 3 years ago
Kuvendi I Shqipërisë ka miratuar me 96 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Tashmë shqiptarët do t?i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 me Kodin e ri.
Pavarësisht debateve të ashpra në seancën e kësaj të hëne, shpesh edhe tensioneve brenda dhe jashtë Parlamentit, shumica mori shumë më tepër vota se 84 që I duheshin nga ana e opozitës së re.
Ndryshimet kryesore janë mënyra e kolalicioneve dhe përbërja e komisioneve zgjedhore.
Në ndryshimet të bëra në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga Kuvendi, përcaktohet se pragu kombëtar do të jetë 1 %, do të ketë ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht, kurse për të kaluar pragun e listës, kandidatëve u vendoset prag tavan 10 mijë vota
Po keshtu u hoqen koalicionet e përbëra. Tashmë partitë politike që duan të garojnë në 25 prill 2021, në koalicion mund ta bëjnë vetëm me listë unike dhe në një sigël të vetëm dhe jo si ishte më parë që partitë garonin me lista të ndryshme dhe në fund votat I shkonin të gjitha koalicionit. Kjo pikë është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare. Ndërsa për sa I përket përbërjes së komisioneve zgjedhore është plotësuar kërkesa e opozitës jashtëparlamentare, duke qëndruar edhe në këto zgjedhje të politizuara. Pra komisionerët do të caktohen nga partitë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KodiZgjedhor#Opozita#TopChannel
Recommended