Ora News - Kodi Zgjedhor nis “betejën” në parlament, opozita e re ka paralajmëruar votën kundër
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Beteja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, do të rinisë tashmë në Kuvend.

Këshilli politik, pas kompromisit mes PS dhe opozitës jashtë parlamentare, i ka dorëzuar rekomandimet në komisionin e posaçëm, i cili ka mandatin e propozimeve zyrtare.

Por tashmë është opozita e re që ka paralajmëruar votën kundër.

Deri më tani përfaqësuesja e tyre, Rudina Hajdari ka firmosur paketën e realizuar me bekimin e ndërkombëtareve, por do të duhet të pranojë zyrtarisht dhe ligjin që do të kalojë për votim.

Nga ana tjetër përçarja mes opozitës parlamentare mund të ndikojë edhe te kjo votë, pasi nuk dihet nëse drejtuesit e rinj të grupit parlamentar do të jenë dakord me qëndrimet e Hajdarit.

Një sinjal që lë dyshime për këtë votë është edhe letra që 29 deputetë të opozitës iu dërguan ambasadorëve, ku e cilësuan fyerje qe reforma po diskutohej jashtë komisionit të reformës zgjedhore, duke paralajmëruar se nuk do të votonin asnjë pazar.

Sipas Kushtetutës për të miratuar ndryshimet, do të duhen së paku 84 vota.

Nga 122 deputetë që ka sot Kuvendi PS ka 74 mandate, por së bashku me aleatët e deklaruar numri shkon në 80, ku përfshihen 3 deputetët e PDIU, dy të LSI dhe 1 i PSD.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kodi-zgjedhor-nis-betejen-ne-parlament-opozita-e-re-ka-paralajmeruar-voten-kunder

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended