Xhixho: Opozita krijoi garanci për votën e qytetarëve, implementimi reformës do shihet në zgjedhje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



E ftuar në Ora News, ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho u shpreh se opozita ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për reformën zgjedhore.

Sipas saj, opozita krijoi disa garanci për ruajtjen e votës së shqiptarëve duke thënë se implementimi i kësaj reforme do të shihet në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo shtoi se fenomeni i vjedhjes së votës dhe kriminalizimi i parlamentit janë të gjitha të kësaj mazhorance.

Erisa Xhixho: Opozita ka bërë një hap shumë të rëndësishëm duke dhënë kontributin e saj me ekspertizë që u finalizua me 5 qershor, edhe pse deadline-i ishte me 15 mars, por u shty nga pandemia.

OSBE/ODHIR tha se ne e kemi ligjin zgjedhor, por nuk i zbatojmë për shkak të vullnetit politik. Fenomeni i vjedhjes së votës dhe kriminalizimi i parlamentit janë të gjitha të kësaj mazhorance. Janë dy dosje që presin përgjigje nga qytetarët shqiptarë dhe nuk po marrin përgjigje nga SPAK. Po ashtu kemi edhe përgjimet e BILD. Të gjithë e dinë se ky është problemi i vjedhjes së votës, i shtrembërimit të vullnetit të tyre.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/xhixho-opozita-krijoi-garanci-voten-e-qytetareve-implementimi-i-reformes-do-te-shihet-ne-zgjedhje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended