Ora News - Zgjerim skemës së sigurimeve, Ponari: Të mos shihet si taksë por si garanci

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria duhet të ndërmarrë nisma të reja ligjore për zgjerimin e skemave të sigurimeve në vend. Presidenti i Kompanisë Sigal Unika Grup Austria, në emër të shoqatës së sigueruesve thekson nevojën për të mos e lënë tregun vetem me ligjin e mjeteve motorike, dhe vetë sigurimi të mos shihet si taksë, por si garanci.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë i kërkon qeverisë të ndërmarrë nisma konkrete ligjore për të zgjeruar skemën e sigurimeve.

Duke marrë si shembull, problematikat që po përballen fermët pas përmbytjeve të fundit që përfshinë vendin, dhe debatin që pasoi një propozim të kryeministrit Edi Rama për sigurimin e detyrueshëm, Presidenti i kompanisë Sigal Unika Grup Austria, shprehet se sigutrimi nuk duhet parë si taksë, por si garanci për pronën dhe çdo veprimtari tjetër.

Avni Ponari: I vetmi ligj ekzistues është ligji për sigurimin motorik, ligjin për sigurimin e TPL dhe asgjë tjetër.

Në një bashkëbisedim mbi sfidat dhe problematikat me të cilat përballet sektori i sigurimeve në Shqipëri, Ponari kërkoi që media të luajë rol konkret në ndërgjegjësimin e qytetarëve për garancinë dhe përfitimet që ata mund të marrin nga skemat e sigurimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjerim-skemes-se-sigurimeve-ponari-te-mos-shihet-si-takse-por-si-garanci

Recommended