Hedh nga tarraca fëmijën 6 vjeç: Doja të dilja në televizor
  • 4 years ago
Hedh nga tarraca e katit të dhjetë të ndërtesës Tate Gallery në Londër, një fëmijë 6 vjeç, por arsyeja që jep lë pa fjalë.


?Doja të dilja në televizor dhe të isha çerek ore i famshëm në lajmet e mbrëmjes!? Kështu tha 18-vjeçari i cili katër muaj më parë tronditi Anglinë, me veprimin e bërë mbrëmjen e një të diele vere.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 gusht, ndërsa Tate ishte e mbushur me vizitorë. Fëmija, ishte djali i një çifti francez, i cili u shty krejt papritur teksa ishte me të atin, por që fatmirësisht shpëtoi, pasi e priti një tendë në katin e pestë.

Mirëpo fëmija pësoi traumë dhe hemorragji cerebrale dhe një sërë frakturash, duke e gjetur veten në një kalvar të gjatë kurash të shtrenjta në spital.

Si i dyshuar për ngjarjen u arrestua 18-vjeçari Jonty Bravery, i cili më parë ka qenë i shtruar në spital psikiatrik. Teksa këtë të enjte nisi gjyqi ndaj tij, i riu pranoi fajësinë.

Ndërkohë pas aktit të rëndë në gusht, ai u dorëzua në polici, duke thënë ?Më duket se kam vrarë dikë?.

Teksa hetuesit e pyesnin se pse, ai tha se donte të tregonte se ?çdo idiot?, edhe me probleme mendore, mund të tërhiqte vëmendjen e medias dhe të dilte në televizor.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Londër#Tate#TopChannel
Recommended