Fallxhorja nga Pogradeci jep recetë për të mbetur shtatëzanë: Burri të këndojë kur hedh spermën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shumë vajza e gra kur janë të dëshpëruara kërkojnë të dinë fatin, kjo është edhe arsyeja që shpesh i drejtohen fallxhoreve.

Emisioni BOOM infiltroi dy vajza me kamera të fshehtë, të cilat u drejtuan te një fallxhore në Pogradec.

Vajza e parë thotë se i dashuri i saj ka 2 muaj që nuk kryen marrëdhënie seksuale me të, ndersa vajza tjetër ka 5 vite që ishte martuar dhe nuk mbetet shtatëzanë.

Njihuni me rastin e parë

Vajza- Ne kemi 8 muaj bashkë, gjashtë muaj kemi qenë shumë mirë.

Fallxhorja-Ti nuk je mirë fare unë të shikoj me anë, bie në debat, turbullirë, bie në përçarje në siklet nuk i ke gjërat mirë fare.

Vajza- Unë atë i kam thënë edhe atij që unë jam njëlloj ashtu si kam qenë gjithmonë, ai po ndryshon është më i ftoht me mua .

Fallxhorja-Ai thotë ke ndryshuar ti. Ti thua ka ndryshuar ai.

Vajza- Në shtrat nuk më afrohet fare. Sa here mundohem unë t?i afrohem ai më shtyn.

Fallxhorja-Mos ka ndonjë tjetër? Unë vajta 56 vjet me burrin aty dhe o të keqen e mikut. Në marredheniet seksuale të jesh në këtë gjendje është absurde.

Vajza- Nuk me prek, nuk më prek.

Fallxhorja-Sa kohë u bën kështu?

Vajza- Dy muaj gati.

Fallxhorja-Po kështu puthje, fërkime,kapje ?

Vajza- Jo, unë i ngjitem ai më shtyn, ose bën sikur rri në celular .

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-fallxhorja-nga-pogradeci-jep-recete-te-mbetur-shtatezane-burri-te-kendoje-kur-hedh-spermen

Recommended