Ditë e Re - Nisi shkolla, këshillat më të mira nga pediatrja e njohur për fëmijën tuaj

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Mëngjesin e sotëm në emisionin ?Ditë e Re? në RTV Ora ka qenë e ftuar mjekja pediatre, Lira Gjika ku foli për marrëdhënien që fëmijët kanë me prindërit dhe gjyshërit e tyre dhe për rifillimin e shkollës.

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga shkolla për shkak të pandemisë, shumë nxënës jane rikthyer ditën e djeshme në bankat e shkollës ku janë takuar me bashkëmoshatarët e tyre duke respektuar masat anticovid. Disa prej tyre janë ulur në bankat e shkollës për herë të parë dhe padyshim që emocionet kanë qenë të mëdha si për fëmijët ashtu dhe për prindërit.

Për një pjesë të madhe të fëmijëve ky rikthim në shkollë ka qenë i vështirë pas periudhës së gjatë të pushimit tani duhet të zgjohen herët në mëngjes dhe të përballen me një fluks mësimesh. Disa të tjerë janë prezantuar për herë të parë me sistemin arsimor dhe do të duhet të ambientohen.

Mbi këtë çështje pediatrja tregon se problemi i vetëm që i shqetëson fëmijët është trysnia që do të ushtrohet mbi ta. Gjithashtu ajo i këshillon prindërit të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre për herë të parë në kopsht të krijojnë një atmosferë bashkëpunimi me mësuesen dhe të qëndrojnë me fëmijët derisa ata të ambientohen me këtë ambient tw ri dhe ndryshim në jetën e tyre.


?Unë them që nuk ka ndryshuar asgjë. Fillimi i shkollës e dëshiron fëmija, do rritet pra tregon se është një vit më i madh. Gjithashtu fillimi i shkollës e vendos fëmijën në një lloj trysnie sepse në shkollë do të shkosh do mësosh, do i thuash fjalë të tjerve madje duhet t?i thuash mirë se do krenohet mami babi?? thotë Lira Gjika.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/nisi-shkolla-keshillat-me-te-mira-nga-pediatrja-e-njohur-per-femijen-tuaj/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended