Ora News - Ja sa banesa dhe pallate shembi tërmeti i 26 nëntorit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

131 banesa të shembura dhe 20 pallate të pabanueshëm është bilanci paraprak i tërmetit të 26 nëntorit në rang vendi.

Të dhënat u komunikuan nga zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila tha se shifrat mund të ndryshojnë pasi verifikimi në terren vijon.

Në rang kombëtar bilanci paraprak është:

Banesa të shembura- 131

Banesa të dëmtuara rëndë- 3811

Banesa të dëmtuara lehtë- 3149

Pallate të dëmtuara rëndë-461

Pallate të dëmtuara lehtë-324

Pallate të shpallur të pabanueshëm-20

Sa i takon strehimi të banorëve, kemi:

Në hotele-1961 qytetarë

Në çadra- 964 qytetarë

Në qendra sociale-867 qytetarë

Në familje dhe të afërm-2525 qytetarë

Voda tha se numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavbajë ka arritur në 2933.

Voda: Në terren vijon puna për inspektimin e dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare. Në Tiranë janë 27 grupe vlerësimi, në Durrës grupi i ekspertëve të vlerësimit të banesave përbëhet nga 70 inxhinierë, prej tyre 50 të huaj. Në Kamëz janë katër grupe pune në terren, në Bathore dhe Paskuqan.Në Rrogozhinë 5 grupe verifikimi, ndërkohë vazhdon inspektimi dhe në të gjithë zonat e tjera të prekura si Kruja, Laçi, Lezha, Shijaku apo Vora.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ja-sa-banesa-dhe-pallate-shembi-termeti-i-26-nentorit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended