Ora News - "Ruani qetësinë dhe dilni nga banesa", ja këshillat në raste zjarri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tragjedia greke e shkaktuar nga zjarret ka rikthyer te qytetarët shqiptarë kujdesin që duhet të tregojnë për të evituar situata të tilla. Mediat raportojnë se shumë prej viktimave u asfiksuan gjatë tentativës për të shpëtuar gjërat me vlerë. Por si duhet të veprojnë në një situtë zjarri? Arif Kullolli me një eksperiencë 25 vjeçare në Shërbimin Zjarrfikës thotë se në rastet e zjarrit në banese qytetaret duhet të ruajnë qetësinë dhe të dalin menjëherë nga shtepia.

Arif Kullolli: Duhet të largohen, sepse nga tymi dhe nga zjarri edhe mund të ketë pasoja pastaj, por të dalin në vende të sigurta dhe të njoftojnë 128 zjarrfikësen dhe policinë.

Kullolli tregon se gjatë viteve të punës se tij është ndeshur me raste te shumta ku qytetarët janë përpjekur t`i shuajne vetë flakët apo të rikthehen në banesë për të shpëtuar orendite.

Arif Kullolli: Ka shumë qytetarë që nëse bie zjarr në banesë duan të rifuten, por ajo është me e rrezikshme sepse futesh dhe nuk del dot nga asfiksimi. I bëj thirrje qytetarëve që nëse konstatojnë zjarr të dalin sa më parë dhe të dalin sa më shpejt dhe të nxjerrin njerëzit sepse ajo është kryesore mos ketë viktima.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ruani-qetesine-dhe-dilni-nga-banesa-ja-keshillat-ne-raste-zjarri

Recommended