Ekspertët nga Greqia/ Në operacionin e Thumanës ku u nxorën trupat e pajetë
  • 4 years ago
Ekipi i emergjencave nga Greqia që ka mbërritur për të qene pjesë e operacioneve ndodhet në Thumanë. Me njërin prej tyre bisedoi Gazetari Muhamed Veliu.
Intervista e Plotë:


Sa njerëz nga grupi yt erdhën këtu në Shqipëri?

15 njerëz nga pjesa jugore e Greqisë erdhën këtu me makinat e tyre rreth orës 12 të së martës dhe 25 veta të tjerë nga Athina, nëpërmjet aeroportit. Ne erdhëm këtu nëpërmjet aeroplanëve ushtarak. Fillimisht erdhëm në Durrës.

Sa e vështirë ishte për ju ky operacion shpëtimi në Thumanë?

Shumë e vështirë për shkak të situatës së ndërtesës siç mund ta shihni, për shkak të ndërtesave të vjetra dhe jo të sigurta edhe për ne. Gjatë 24 orëve të para ne punuam manualisht për të hequr masat e rëna.

Nga eksperienca juaj, kush ka qenë shkaku i shkatërrimit të ndërtesave, ne e dimë që ishte tërmeti, por kush ishte shkaku i vërtetë që shkatërroi këto ndërtesa?

Unë nuk jam inxhinier, por nga ajo që shihet është vjetërsia e ndërtesave. Mbase struktura nuk ka qenë e mirë, unë nuk e di këtë gjë. Ne pamë shumë ndërtime të reja në këtë zonë dhe që nuk kishin asnjë dëmtim?ndërsa këto ndërtesat këtu janë të shembura plotësisht.

Si mund ta krahasojmë këtë operacion këtu në Shqipëri me operacionet e tjera në Greqi apo në vende të tjera?

Mund të themi që të gjitha operacionet janë njësoj, me rrezikshmëri të njëjte për personelin tonë. Nuk mund te thuash qe ka diferenca në vende të ndryshme apo terrene të ndryshme, kur duhet të shpëtosh njerëzit nga rrënojat.

Kush janë hapat tuaj të radhës? Sa ditë keni planifikuar të qëndroni në Shqipëri?

Drejtuesi ynë tani është në një mbledhje në Durrës, në koordinim me drejtuesit e tjerë te forcave që po ndërhynë. Ne dy tre orët në vazhdim ne do e marrim vesh çfarë hapash do ndjekim?do qëndrojmë këtu apo do lëvizim diku tjetër ku ka nevojë për ne.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended