Rivlerësohen banesat, vetëdeklarimi në 2020 kundrejt tatimit të fitimit 2% nga 15%

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Në 2020 qytetarët do të mund të bëjnë rivlerësim të banesave duke i sjellë ato në çmimin e tregut dhe duke përfituar ulje të tatimit nga 15 % në 2%.Edhe pse në paketë dhe në buxhet nuk ka detaje në lidhje me këtë nismë, iniciativa parashikohet të propozohet nga Kuvendi. Eksperët e vlerësojnë këtë nismë, ndërsa sugjerojnë që të rishikohet niveli 15%.

Të gjithë qytetarët që kanë një banesë për të shitur do të mund të përfitojnë nga amnistia, e cila pritet të hyjë në fuqi vitin tjetër dhe parashikon një ulje të taksës që i paguhet shtetit për çdo shitje apartamenti nga 15% që është aktualisht në 2%.

Edhe pse në paketën fiskale nuk ka detaje në lidhje me këtë nismë aty parashikohet se efektet nga rivlerësimi do të jenë 4 mld lekë.

Ndërkohë që më të detajuar këtë proces pritet ta prezantojë Kuvendi.

Sipas kësaj skeme, poseduesit e një prone do të paguajnë 2 për qind të diferencës që del nga çmimi në kontratën e parë, me vlerën që del nga rivlerësimi.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rivleresohen-banesat-vetedeklarimi-ne-2020-kundrejt-tatimit-te-fitimit-2-nga-15

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended