Report TV -Dëmet nga tërmetet në Korçë/ Rama: Të gjitha banesat do të rindërtohen
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur më tërmetet e rëna në Korçë. Ai thotë se të gjitha banesat do të rindërtohen. Rama thotë se pas inventarit të dëmeve do të nisë dëmshpërblimi dhe rindërtimi i banesave

"Të gjitha banesat do të rindërtohen. Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!", shkruan Rama krah një video të publikuar ku shfaqen pamje nga banesat e dëmtuara nga tërmeti.
Recommended