Wake Up/ Alarmi për minikekët turke në Shqipëri, dyshohet që sjellin paralizë

  • 5 years ago
Qendra "Konsumatori shqiptar" kërkon tërheqjen e produktit nga tregu. Italia ndërkohë ka ngritur alarmin. Konsumatorët nga ana tjetër gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohen përsa i përket ushqimeve që konsumojnë, aq më tepër kur bëhet fjalë për produkte që kanë si konsumator veçanërisht fëmijët. Prej disa ditësh në Itali është ngritur alarmi për minikekët turke të emërtuara ?Luppo? të cilat sipas një video të publikuar në youtube kanë brenda plastikë (pilula të vogla) e cila dyshohet se sjellë paralizë. Ky alarm fillimisht ka filluar nga Izraeli dhe në mënyrë të shpejtë është shpërndarë në Itali, produkt i cili ka vite që kërkon të futet në treg, duke sjell kështu shqetësim veçanërisht tek shumë nëna të cilat pasi kanë parë këtë video kanë pasur reagime të ashpra përsa i përket kontrolleve që duhet të ndërmerren. Lidhur me këtë ka pasur dhe persona skeptik, por ama alarmi është përhapur menjëherë. Duke qenë se këto minikekë janë në shitje dhe në Shqipëri, Qendra ?Konsumatori shqiptar? ka reaguar duke publikuar videon qarkulluese për të cilën i ka dërguar një kërkesë për informacion Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për të marrë informacione në lidhje me praninë e tyre në tregun shqiptar, masat që do merren dhe tërheqja e produktit nga tregtimi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended