Wake Up/ Virologia Iris Hatibi: Viruset që po qarkullojnë në Shqipëri. Koronavirusi s'ka rrezik
  • 4 years ago
Në fakt nga autoritetet e shëndetësisë është deklaruar se Shqipëria ka një rrezik shumë të ulët për tu prekur nga koronavirusi. Megjithatë sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, edhe pse kjo e fundit nuk e ka klasifikuar virusin si një emergjencë ndërkombëtare, të gjitha shtetet kanë filluar marrjen e masave. Një ditë më parë ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka mbledhur Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për të koordinuar masat për koronavirusin e ri, i cili është identifikuar në Kinë dhe ka shënuar deri më tani mbi 80 viktima e mijëra të prekur. Sipas autoriteteve të shëndetësisë janë shtuar masat dhe janë gati planet e emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë. Instituti i Shëndetit Publik ka përforcuar survejimin e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit, është rritur survejanca në aeoporte, ndërkaq janë gati bokset e izolimit për ccdo rast të dyshuar ne strukturat spitalore universitare QSUT dhe Shefqet Ndroqi. Megjithatë si është situata epidemilogjike në vend, sa të rrezikuar jemi dhe si ta dallojmë koronavirusin e ri, kemi ftuar Iris Hatibin, që është virologe-molekulare pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended