Koronavirusi/ Ekonomia botërore në rrezik
  • 4 years ago
Koronavirusi ka potencialin të gjunjëzojë ekonominë botërore. Ekspertët llogarisin se do të ketë efekte të rënda tek eksportet dhe zinxhiri i prodhimit e furnizimit.


Efektet e Covid 19 po I kujtojnë ekonomistëve kapitullimin e sistemit financiar në vitin 2008, kur falimentoi Banka Lehman Brothers, thotë DW. Shumë vetë asokohe kuptuan, se sa i brishtë është sistemi financiar. Si pasojë u bënë ndryshime në strukturat financiare. ?Një gjë e tillë mund të kristalizohet edhe tani pas korovirusit ?, thonë ata.

Pasojat ekonomike epidemia i ka për shkak të masave drakoniane të autoriteteve dhe firmave, për të penguar përhapjen e mëtejshme të virusit duke kufizuar udhëtimet apo mbyllur fabrika. Nga kjo vuajnë më shumë sipërmarrjet që janë të lidhura me rrjetet ndërkombëtare apo ato të eksportit. Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire e shikon lëndueshmërinë e zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit për shkak të epidemisë madje edhe si ?Game Changer? për globalizimin ? një ngjarje që mund të ndryshojë tërësisht zhvillimet e deritanishme. Shpërthimi i krizës e pasojat e epidemisë kanë nxjerrë në pah sipas tij një varësi ?të papërgjegjshme dhe jo të arsyeshme? nga Kina. Ndërsa presidenti i Dhomës Europiane të Tregtisë në Kinë, Jörg Wuttke ka thënë se pasojat ekonomike për shkak të virusit ?do të jenë edhe më të mëdha nga sa mendojnë shumë vetë?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ekonomi#koronavirus#TopChannel
Recommended