Ora News - Falja e gjobave të AKU, PS kundër Ilir Beqajt
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar propozimin e deputetit, Ilir Beqaj për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i ushqimit për periudhën korrik-gusht. Ky propozim u konsiderua një favorizim ndaj kompanive të caktuara ndërsa Ora News ishte ajo që denoncoi nismën e marrë. Kreu i Komisionit të Ekonomisë ka argumentuar se falja e gjobave është një shkelje e barazisë dhe nxit shkeljet e subjekteve të tjera.

Maxhoranca ka rrëzuar propozimin e deputetit, Ilir Beqaj për faljen e gjobave të vendosura nga AKU. Kjo nismë u denoncua nga Ora News ndërsa në thelb projektligji synonte vetëm favorizimin e disa kompanive të caktuara. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj kërkoi mbështetjen e deputetëve për mosmiratimit e ligjit, ndërsa u shpreh se të gjithë duhet jenë të barabartë para ligjit dhe se përjashtimi është antikushtetues.

Arben Ahmetaj: Për shkak se projektligji, objekt shqyrtimi nuk siguron apo sanksionon trajtimin e barabartë të individëve që janë në kushte të barabarta, vlerësohet se është në kushtet e cënimit të barazisë dhe diskriminimit.

Drafti u propozua nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili propozoi faljen e gjobave për periudhën korrik ?gusht duke e shpjeguar me faktin se bizneset janë ndërgjegjësuar, ndërkohë që këto shkelje rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Ilir Beqaj: Nga të dhënat që unë kam marrë nga qenda kombëtare e biznesit në shumicë dërrmuese bizneset në atë periudhë, për dy-tre javë e morën këtë licensë. Kjo do të thotë se nuk i ishin shmangur ligjit për të mos shpenzuar në teknologji. Ishte më shumë një çështje administrative dhe dokumentare.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ahmetaj-kunder-faljes-se-gjobave-te-aku-te-gjithe-jane-te-barabarte-para-ligjit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended