Ora News - PS kërkon zgjedhje në Shkodër, Mesi: Votime me apo pa Ilir Metën President
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Teksa Presidenti refuzon të dekretojë një datë për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Shkodër, Senida Mesi ne emër të PS thotë se votimet do të mbahen së shpejti me apo pa Ilir Metën në krye të Shtetit. Në ditën e zgjedhjeve të brendshme, Mesi iu përgjigj edhe sfidës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se PS është 500 mijë vota para,

Për herë të parë, një përfaqësues i lartë i maxhorancës i ka kthyer përgjigje sfidës së opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Senida Mesi nga Shkodra tha se PS është e gatshme dhe sipas llogarive të selisë rozë ata janë 500 mijë vota para.

Mesi: Jemi të gatshëm gjithmonë për tu përballur me çdo sfidë, çdo dialog. PS është partia më e madhe në Shqipëri, një parti që hyn me një start në çdo palë zgjedhje minimalisht prej 500 mijë votash diferencë me çdo parti tjetër.

Nuk është e qartë nësë ky ishte një mesazh force apo ndryshim i qëndrimit të PS për zgjedhje të parakohshme, çka më herët është mohuar kategorikisht edhe nga kryeministri Rama.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ps-kerkon-zgjedhje-ne-shkoder-mesi-votime-me-apo-pa-ilir-meten-president

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended