Ora News - Shoqëria Civile kundër gjobave të Bashkisë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqëria Civile i ka bërë thirrje Këshillit bashkiak të Tiranës, që të mos miratojë vendosjen e gjobave për shkeljet administrative, pasi bien në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Sipas tyre penalitetet për ata që lypin janë diskriminuese dhe cënojnë lirinë personale. Po ashtu diskriminuese cilësohen edhe gjobat për shitësit ambulantë, për vendosjen e banderolave apo grafitet. Edhe vetë qytetarët e cilësojnë absurde një masë të tillë. Këshilli Bashkiak pritet të miratojë gjatë mbledhjes edhe buxhetin për vitin e ardhshëm i cili në total arrin në 18.3 mld lekë.

Shoqëria Civile ka kundërshtuar ashpër vendosjen e gjobave për disa shkelje që do të konsiderohen kundravajtje administrative nga Bashkia e Tiranës.

Në thirrjen publike ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak kërkohet që të mos miratohen disa pika të projektvendimit pasi bien në kundërshtim me standartet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Një ndër pikat që konsiderohet më diskriminuese është gjoba për kërkimin e lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor.

Sipas Shoqërisë Civile një person që lyp nuk cënon moralin publik pasi është i detyruar të veprojë në këtë mënyrë për shkak të varfërisë.

Po ashtu sipas Shoqërisë Civile, absurde është edhe pika që parashikon gjobë për shitësit ambulantë, apo penalizimi për mbajtje të banderolave dhe pankartave apo grafitet në ndërtesa.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shoqeria-civile-kunder-gjobave-te-bashkise