Ora News - PS pro vettingut të politikanëve por kundër "modelit Salianji"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Elisa Spiropali, është shprehur në mbështetje të vettingut për politikanët por ajo nënvizon se mazhoranca mbështet një proces të plotë dhe jo sipas modelit Salianji.

Salianji: Ne thamë se do kishte ndonjë gjë të re, por sot, dëgjuam Salianjin se vet ata janë të paqartë për çfarë duan të bëjnë. PD-në e ka kapur frika nga Vettingu, nga SPAK-u dhe BKH dhe tani dalin me një propozim, që në fakt nuk bën asgjë tjetër veçse minon Reformën në Drejtësi, SPAK-un, BKH dhe Vettingun që ato do të bëjnë.

Ne prisnim nga PD-ja të dëgjonim se si do bënin Vettingun e politikanëve, por edhe të vëllezërve, motrave, kunetërve, fëmijëve, baxhanakërve të politikanëve. Por ata thonë: Jo. Ne presim që politikanët jo vetëm të shkëputen nga lidhjet me krimin, por edhe të kalojnë në sitë për të ardhurat dhe pasuritë, Luli thotë: Jo!

Ne duam që ata që nuk e kalojnë Vettingun të përballen me drejtësinë, Luli thotë: Jo.

Shqiptarët duan që Vettingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Luli thotë: Jo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ps-pro-vettingut-te-politikaneve-por-kunder-modelit-salianji

Recommended