Ora News - Jaka kundër shtetëzimit të lojërave të fatit: Të zhvendosen në periferi
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kundërshton idenë për shtetëzimin e pikave të bastit. Sipas Nikolin Jakës kjo është iniciativë private dhe shteti të zbatojë ligjin si për çdo ndërmarrje tjetër private. Kreu i Dhomës së Tregtisë mbështet idenë që lojërat e fatit të zhvendosen nga zonat e banuara drejt periferive.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë e vlerëson të padrejtë idenë për shtetëzimin e pikave të basteve.

Kreu i këtij institucioni deklaron se sipërmarrja private duhet të funksionojë në bazë të iniciativës së lirë dhe nuk duhet të monopolizohet.

Nikolin Jaka: Nuk mendoj se jam për një centralizim apo kalim shërbimi në duart e shtetit. Për aq kohë sa është një sipërmarrje private duhet të jetë një sipërmarrje që të ushtrohet në zbatim të gjithë rregullave dhe procedurave që njohin ligjet më të mira të vendeve të zhvilluara.Dhe nuk mendoj se duhet të mohojmë të drejtën e e iniciativës së lirë në këtë sektor për asnjë arsye.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/jaka-kunder-shtetezimit-te-lojerave-te-fatit-te-zhvendosen-ne-periferi
Recommended