Etjen Cani ekstradohet nga Milano, dyshohet se vrau barbarisht babë e bir

  • 5 years ago
Shtetasi Etjen Cani është kapur dhe është ekstraduar nga Milano drejt vendit tonë, ku akuzohet për vrasjen e dy personavë, babë e bir.


Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Cani është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit Nezir dhe Gentian Beqiraj.

Në mëngjesin e 15 gushtit 2012 Gentian Beqiri është qëlluar me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij (ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie për një tjetër veper penale), ndërsa babai i tij është rrahur barbarisht me sende të forta gjuajtur me thika, duke ju thyer 6 brinjë dhe duke i plasur hemoragjia në tru dhe në mëlçi.

Një konflikt xhelozie dyshohej fillimisht se mund të kishte shkaktuar vrasjen e Gentian Beqirajt dhe babait të tij, por më pas është marrë në shqyrtim edhe pista e hakmarrjes, pasi Beqiraj ishte në konflikt me fisin Çapja në Elbasan.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended