Vrau 15 vite më parë në Shqipëri e grabiti dy banka në Amerikë, ekstradohet 34-vjeçari
  • 4 years ago
TIRANË- Një i ri është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ishte shpallur në kërkim nga vendi ynë për veprën penale vjedhje me pasojë vdekjen.

I ekstraduari është Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë. Ai pasi kishte kryer krimin ishte arratisur në mënyrë ilegale në SHBA, por tashmë ai do të përballet me drejtësinë shqiptare.Sipas policisë ku 34-vjeçar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale ?Vjedhja, me pasojë vdekjen? e kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Krimin Arlind Hyseni e kreu në vitin 2004 ku më 12 korrik të këtij viti, rreth orës 03:00 të mëngjesit  në vendin e quajtur rruga ?Besa?, Tiranë, në bashkëpunim me shtetasin F. M. ka tentuar të kryejë vjedhje me armë në banesën e  M. S. Pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S.

Operacioni i përbashkët i rikthimit është kryer mes Interpol Tirana, Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) në Ambasadën e SHBA-së Tiranë .
Recommended